Konstituimi i Kuvendit dhe verifikimi i mandatit të deputetëve në Maqedoni

Maqedonia

Konstituimi i Kuvendit dhe verifikimi i mandatit të deputetëve në Maqedoni

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 12:12
ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, nesër deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, pas çka pritet të caktohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit.

Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake, më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Seancën e konvokon deputeti i zgjedhur më i vjetër sipas moshës, ndërsa nëse edhe ai refuzon ta konvokoj, kjo e drejtë i kalon deputetit tjetër me radhë të zgjedhur, e deri tek deputeti i zgjedhur i cili do të dakordohet ta konvokoj seancën e parë.

Siç qëndron në nenin 9 nga Rregullorja për punë e Kuvendit të RM-së, deputeti i cili e ka konvokuar seancën e parë, udhëheq me seancën kuvendore, derisa kryetari i sapozgjedhur ose njëri nga nënkryetarët nuk e merr detyrën.

Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve e konfirmon numrin e deputetëve të zgjedhur prezent.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit.

Mandatin e deputetëve Kuvendi e verifikon në seancë konstituive me propozim të Komisionit për verifikim, të cilin e zgjedh Kuvendi në seancë konstituive, me propozim të kryesuesit.

Komisioni për verifikim përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë nga radhët e deputetëve të cilët u përkasin partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend.

Në bazë të raportit të KSHZ-së për zgjedhjen e çdo deputeti, Komisioni për verifikim Kuvendit i dorëzon raport me shkrim me propozim për verifikim të mandatit për çdo deputet veçmas.

Kuvendi e shqyrton dhe voton në tërësi pas raportit të Komisionit verifikues. Nëse Komisioni verifikues e konteston zgjedhjen e ndonjë deputeti, Kuvendit i propozon ta anulojë verifikimin e mandatit të tij. Për çdo propozim të tillë Kuvendi debaton dhe vendos veçmas.

Kuvendi mund ta anulojë verifikimin e mandatit të ndonjë deputeti dhe me konkluzion të kërkojë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t'i përfundojë shqyrtimet e nevojshme, për shkak të verifikimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së zgjedhjes së realizuar dhe në afat prej 30 ditëve për këtë ta njoftojë Kuvendin.

Deri në marrjen e njoftimit të KSHZ-së, deputeti verifikimi i manadatit të të cilit është anuluar, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Verifikimin e mandatit të deputetëve të cilët janë bërë deputetë nga lista e kandidatëve për pjesën tjetër të mandatit, Kuvendi e realizon në seancën e parë të ardhshme në bazë të raportit të KSHZ-së, ndërsa me propozim të Komisionit për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit. me verifikimin e mandatit, deputeti fiton të drejtat dhe obligimet e konfirmuara me Kushtetutë, me ligj dhe me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, deputetit të cilit i është verifikuar mandati i jepet legjitimacion dhe kartelë për votim elektronik. Në legjitimacion futet e drejta e imunitetit dhe të drejtat e tjera që mund të realizohen në bazë të funksionit deputet.

Dispozitat për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e dhënies së legjitimacioneve deputetëve, si dhe për evidencën e legjitimacioneve të dhëna i miraton kryetari i Kuvendit. Për dhënie të legjitimacioneve dhe për evidencën e legjitimacioneve të dhëna, kujdeset sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat