Ja sa kanë harxhuar për reklama VMRO, LSDM, BDI, Besa... gjatë fushatës zgjedhore

Maqedonia

Ja sa kanë harxhuar për reklama VMRO, LSDM, BDI, Besa... gjatë fushatës zgjedhore

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 18:45
ilustrim

Partitë politike të Maqedonisë për reklama në televizionet, radiot dhe gazetat e Maqedonisë gjatë fushatës zgjedhore kanë harxhuar 1,5 milionë euro, raporton portali novatv.mk, duke iu referuar të dhënave nga Komisioni i Antikorrupsionit. Deri tani raporte deri të Komisioni kanë dorëzuar 40 media.

Partia e Nikolla Gruevskit , VMRO-DPMNE, ka pasur më së shumti reklama gjatë fushatës, por deri tani nuk ka paguar asnjë denar. Sipas raporteve të deritanishme, VMRO-DPMNE është reklamuar në shumë prej 741 mijë euro, pason LSDM me 490 mijë euro, prej të cilave 206 mijë ka paguar.

E treta është BDI, e cila për reklama televizive ka harxhuar 140 mijë euro. Prej tyre 130 mijë euro në televizionin Alsat-M dhe 10 mijë euro në TV Koha- Tetovë.

Pason Lëvizja Besa me 82 mijë euro për reklama, pastaj Koalicioni për Maqedoninë 43 mijë euro dhe PDSH me 12 mijë euro. Partia Liberale është reklamuar vetëm në TV Sitel në vlerë prej 10 mijë euro.

Në këto zgjedhje, mediat, për dalim nga disa procese të kaluara elektorale, nuk kanë pasur të drejtë të paraqiten si donatorë të fushatës zgjedhore.

Ne ciklet e mëparshme zgjedhore mediat ishin donatorë më të mëdhenj të VMRO-DPMNE-së, e cila, mes tjerash, është partia politike më e pasur në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat