LDM: Gjorge Ivanov vazhdon të mbajë fjalime politike

Maqedonia

LDM: Gjorge Ivanov vazhdon të mbajë fjalime politike

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 20:37
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se edhe pas tetë viteve Gjorge Ivanov vazhdon të mbajë fjalime politike, duke e ndarë popullin dhe duke përçuar mesazhe paragjykuese tek ata që mendojnë ndryshe dhe punojnë për qeverisje të se drejtës dhe ligjeve të barazisë.

“Hapja e luftës kundër të ashtuquajturit armik i brendshëm dhe i jashtëm është mënyrë e sistemit njëpartiak dhe tregon se as Gjorgje Ivanov as dikush tjetër nga partia qeverisëse nuk janë të gatshëm që të pranojnë përgjegjësinë e krizës në të cilën është zhytur Maqedoni dhe aq më pak të respektojnë 612 mijë qytetarët që votuan për ndryshime”, deklarojnë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM).

Nga LDM gjithashtu thonë se presidenti duhet të jetë përfaqësues i gjithë qytetarëve objektiv, i drejtë dhe shtetëror dhe jo të mbajë fjalime politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat