Vitin 2017 përmbaruesit e nisin me ndryshime ligjore

Maqedonia

Vitin 2017 përmbaruesit e nisin me ndryshime ligjore

Më: 1 janar 2017 Në ora: 12:37
Ilustrim

Prej sot hyn në fuqi Ligji për përmbarues, ku qytetarët së pari do të paralajmërohen së do të ju bllokohet xhiro-llogaria, nëse nuk e paguajnë borxhin në afat prej 15 ditëve pune.

Në këtë mënyrë qytetarët do të mbrohen nga shpenzimet e panevojshme të noterit, bankare dhe gjyqësore.

Me ligjin e ri janë të përfshirë faturat e papaguara të telefonave, mirëmbajtje të ndërtesave dhe kablloviku deri në 200 denarë, ndërsa shuma për energjinë, ngrohjen dhe ujin nuk duhet të tejkalon 6000 denarë.

Nëse nuk paguhet fatura në afatin e paraparë, atëherë pason procedura e detyrimit të dhunshëm.

Debitorët më të mëdhenj janë personat fizik për mos pagesë të faturave për shërbime komunale. Madje, 70 për qind të lëndëve janë mbi këtë bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat