Në Berovë më ftohtë, në Mavrovë 7 centimetra borë

Maqedonia

Në Berovë më ftohtë, në Mavrovë 7 centimetra borë

Më: 3 janar 2017 Në ora: 11:06
Ilustrim

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë, -12 gradë, ndërsa një gradë maksimale është matur në Pretor.

Sipas informatave të DPHM-së, shtresa e borës në Mavrovë është 7, ndërsa në Llazaropole 5 centimetra.

Në Shkup Petrovec është -10, Strumicë dhe Demir Kapi -9, në Kumanovë dhe Shtip -8, në Shkup dhe Gjevgjeli -7, në Manastir dhe Tetovë -6, në Kriva Pallankë -5, në Prilep dhe Dojran -4, në Pozharan, Mavrovë dhe Gjurishte -2, në Krushevë dhe Llazaropole -1, në Topollçan, Ohër dhe Dibër janë matur zero gradë Celsius.

Në pjesët lindore të vendit moti është i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa në vendet perëndimore me vranësirat deri në mesatare. Fryen erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat