Ndotje alarmante e ajrit në disa komuna në Maqedoni

Maqedonia

Ndotje alarmante e ajrit në disa komuna në Maqedoni

Më: 3 janar 2017 Në ora: 21:43
Ajri ne Maqedoni

Stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit edhe sot shënuan nivel alarmant të ndotjes së ajrit në shumë komuna. Qendra, Komuna e Karposhit ajo e Gazi Babës, Manastiri dhe Kumanova, janë komunat me ajrin më të ndotur.

Aktivistë dhe qytetarë kërkuan nga institucionet që të ndërmarrin masa urgjente, vozitje çift dhe tek të makinave, transport publik falas dhe maska pa pagesë. Por deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga istitucionet për këto kërkesa. Sektori civil ndërkohë është në pritje të një përgjigjeje nga ana e Bashkisë së Shkupit, nëse 17 kërkesat e tyre të dorëzuara ditë më parë do të pranohen.

Nga ana tjetër, LSDM përmes një komunikate me shkrim ka thënë se me ardhjen e tyre në Qeveri, në ditët kur ndotja do jetë shumë e lartë transporti publik do jetë falas dhe do të sjellin vendim që ato ditë të ndërpriten të gjitha aktivitete ndërtimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat