LSDM: Do të krijojmë fond pensional për sportistët

Maqedonia

LSDM: Do të krijojmë fond pensional për sportistët

Më: 5 janar 2017 Në ora: 18:26
LSDM

LSDM-ja ka paralajmëruar se do ta kthejë sportin tek sportistët. Ata thonë se puna dhe mundi i punëtorive sportive do të vlerësohet dhe do të mbrohet.

“Për shkak të politikave të pëpërgjegjshme të Nikolla Gruevskit dhe qeverisë së deritanishme, e cila është angazhuar verëm për interesa të veta, Maqedonia është në rënditjen më të ulët në listën e FIFA-s. Në Olimpiadën e fundit, nuk kishte asnjë sportist që fitoi normë olimpike, ndërsa Maqedonia ishte me më pak përfaqësues në rajon”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata më tej shtojnë, se sportet tradicionale janë bllokuar për shkak të harxhimit të madh të parave publike për sportin e hokejt dhe sporte të ngjashme, të cilët qytetarët e Maqedonisë nuk mund t’i aplikojnë për shkak të, siç thuhet, mungesë të kushteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat