Zaev: Për të respektuar ligjin edhe do të arrestojmë funksionarë

Maqedonia

Zaev: Për të respektuar ligjin edhe do të arrestojmë funksionarë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 12:45
Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë ka realizuar një intervistë për portalin serb Kurir.rs ku mes tjerash ka thënë se nëse e merr mandatin për të qenë kryeministër do të bëjë atë që e ka premtuar, burgosjen e funksionarëve që kanë thyer ligjin.

”Erdhi koha kur institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, sipas Kushtetutës, sipas ligjeve dhe për qytetarët e këtij shteti. Drejtësia patjetër duhet që të çohet në vend. Kjo patjetër duhet të funksionojë edhe në Maqedoni por edhe në rajon. Asnjë politikan dhe asnjë funksionar nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ligji është i qytetarëve.” ka thënë mes tjerash Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat