Javën e ardhshme rivlerësohen kandidaturat për Gjykatën penale dhe atë të lartë të Maqedonisë

Maqedonia

Javën e ardhshme rivlerësohen kandidaturat për Gjykatën penale dhe atë të lartë të Maqedonisë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Këshilli gjyqësorë do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë përsëri kandidatët për kryetar të Gjykatës Penale dhe të Gjykatës së Lartë të vendit.

Në seancën e caktuar për më 11 janar, pika e dytë ka të bëjë me këtë çështje, ndërkaq nuk do të jetë e hapur për publikun. Vendimin për vlerësimin e jashtëzakonshëm e ka sjellë vet Këshilli, pasi që janë vjetërsuar vlerësimet e kandidatëve. Më 2014 ka ndodhur vlerësimi i fundit i kandiatëve.

Për Gjykatën penale kanë aplikuar Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev. Për Gjykatën e lartë kanë aplikuar Lidija Nedellkova, Snezhana Bajlozova, Besa Ademi dhe Jovo Vangellovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat