Eurodeputeti Franc Bogoviç me mesazh për partitë politike në Maqedoni

Maqedonia

Eurodeputeti Franc Bogoviç me mesazh për partitë politike në Maqedoni

Më: 6 janar 2017 Në ora: 23:56
Eurodeputeti Franc Bogoviç

Para Maqedonisë ka shumë sfida dhe do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ndërmjet partive politike për interesin e vendit. Bashkimi Evropian (BE) nuk  është armik në këtë rast, por ndoshta aleati më i fuqishëm që Maqedonia e ka për momentin. Kërkimi i armiqve të huaj nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është që të sigurohet pluralizëm në shoqëri, principe dhe standarde demokratike dhe të pranohet rezultati i zgjedhjeve edhe ne rastin kur ndokujt nuk i pëlqen. Këtë e tha eurodeputeti slloven Franc Bogoviç në intervistën e tij për Standard.

Me europarlamentarin e grupit të partisë “Lëvizja Kombëtarë Evropiane” është biseduar për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin e ri si dhe për ardhmërinë në procesin e zgjerimit.

A besoni se eurointegrimet e Maqedonisë janë të rrezikuara?

“Nuk besoj. Gjatë viteve të kaluara BE intenzivisht është marrë me situatën në shtet, që është shenjë e rëndësishme për Maqedoninë se ende është partner i rëndësishëm dhe potencial për anëtarësim të ardhshëm në BE. Problemi është se u ndërpre procesi i integrimit për shkak të politikës jo-stabile dhe gjithashtu u kishte ngadalësim të theksuar të euro-integrimit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se për momenti zgjerimi nuk është prioriteti kryesor i BE-së. Shtetet anëtare kanë probleme të jashtme të rëndësishme, si migrimi dhe kriza financiare. Ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet anëtarëve të më të hershme të BE-së dhe atyre që u bënë anëtare në vitin 2004. Një numër i madh i shteteve anëtare tash janë më të rrepta dhe kanë më shumë kërkesa prej “të rinjve”. Të gjitha kushtet e krijuara me tensionet politike e bëjnë më të ngadalshëm procesin e zgjerimit.”

A ndjeni se kriza politike e ndryshoi perceptimin e BE-së ndaj Maqedonisë si vend kandidat në BE?

 “Ka disa çështje që BE-ja i sheh si të rëndësishme: Zgjedhjet demokratike, qeveria stabile dhe puna e pavarur e institucioneve. Nëse doni të jeni pjesë e BE-së duhet të tregoni se jeni të aftë të vendosni mjedis demokratik me standarde perëndimore. Politika jostabile e vazhdueshme me të cilën përballet Maqedonia me siguri e dëmton pasqyrën për shtetin i cili është i hapur dhe tërheqës për investimet dhe ka një ndikim negativ në zhvillimin ekonomik. Për atë liderët politik në Maqedonia duhet ti lenë anash mospajtimet dhe të përpiqen të bashkëpunojnë për projekte të cilat do ta afrojnë vendin drejt BE-së.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat