Në Prilep u mbajt darka tradicionale për 500 fëmijë

Maqedonia

Në Prilep u mbajt darka tradicionale për 500 fëmijë

Më: 7 janar 2017 Në ora: 17:11
Pamje nga darka tradicionale për 500 fëmijë

Në Prilep sot për të 11 herë me radhë, me rastin e festës së Krishtlindjes në hotelin “Cristal Palace” është mbajtur darka tradicionale e Krishtlindjece, në të cilën kanë marrë pjesë reth 500 fëmijë nga e gjithë Maqedonia. Disa fëmijë të ftuar për shkak të motit të ligë nuk arritën të marrin pjesë.

“Në këtë tryezë të përbashkët sot u ulëb fëmijë pa prindër, fëmijët e ushtarëve të vrarë, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë me rrezik social dhe fëmijë anëtarë të Ambasadës së fëmijëve.

Si çdo vit, edhe këtë herë darka e Krishtlindeve u mbështet edhe nga qeveria lokale e Prilepit dhe kryetari i komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat