LSDM: Qeveria në largim i la qytetarët nën minus 20 gradë pa rrymë

Maqedonia

LSDM: Qeveria në largim i la qytetarët nën minus 20 gradë pa rrymë

Më: 8 janar 2017 Në ora: 11:24
LSDM

LSDM-ja në një kumtesë ka kërkuar përgjegjësi nga partia qeverisëse OBRM-PDUKM, për atë se si nën temperatura minus 20 gradë i ka lënë qytetarët pa rrymë. Nga LSDM thonë se gjendja është serioze dhe duhet ndërmerren masa sa më shpejtë.

“Në interes të informimit në kohë, kërkojmë nga qeveria në largim të tregojë pse i ka lënë qytetarët pa rrymë dhe a ka akoma rrezik që amvisëria të mbetet pa rrymë. Maqedonia është pothuajse pa energji elektrike. Vazhdimisht nuk punojnë disa blloqe të “REK Bitola”. Kombinati energjetik është në këtë gjendje edhe përkundër investimeve milionëshe që ju kanë kushtuar qytetarëve. Shumica e qytetarëve për shkak të politikave joserioze të qeverisë së deri tanishme, nuk kanë rrymë për t’u ngrohur”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ata gjitshatu insistojnë se qytetarët duhet ta dijnë se pse janë lënë pa energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat