DAP: Afati për paraqitje të fitimit mbi një milion denarë deri më 15 janar

Maqedonia

DAP: Afati për paraqitje të fitimit mbi një milion denarë deri më 15 janar

Më: 8 janar 2017 Në ora: 21:46
Ilustrim

Më së voni deri më 15 janar skadon afati për parashtrim të paraqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona juridik dhe fizik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik, përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016, nga kryerja e veprimtarisë tatimore ekonomike kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 1.000.000 denarë, kumtoi DAP-i.

Në afatin e njejtë, shtohet në kumtesë, Paraqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari “DDV-01″) mund të parashtrojnë edhe obliguesit tatimor të cilët dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar.

Paraqitja “DDV-01″ mund të merret përmes ueb-faqes së DAP-it  dhe e njejta mund të parashtrohet: me anë të postës; personalisht në Drejtorinë rajonale të DAP-it (sipas selisë/vendbanimit të obliguesit tatimor); apo me anë elektronike.

Nga DAP-i përkujtojnë se obligues tatimor për TVSH-në mund të jenë të gjithë personat juridik dhe fizik, si dhe shoqata të personave të cilët kryejnë veprimtari tatimore ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat