Kërcënimet me vdekje, Gashi: mos mendoni se dikush mund të më ndalë në rrugën që jam nisur

Maqedonia

Kërcënimet me vdekje, Gashi: mos mendoni se dikush mund të më ndalë në rrugën që jam nisur

Nga: A.M. Më: 9 janar 2017 Në ora: 07:37
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi

Pas kërcënimeve për vdekje ndaj tij ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi  i cili i ka falënderuar përkrahësit e tij.

Po ashtu, Gashi ka thënë se  mos mendoni se dikush mund të më ndalë në rrugën që jam nisur, sepse jam i bindur se jam duke ecur në rrugën e vërtetë dhe për të mirën e popullit tim.

“Të nderuar vëllezër e motra
Ju falemnderit të gjithëve për përkrahjen e madhe publike të shfaqur për mua.
Mos u shqetësoni, mos u merzitni e as mos mendoni se dikush mund të më ndalë në rrugën që jam nisur, sepse jam i bindur se jam duke ecur në rrugën e vërtetë dhe për të mirën e popullit tim. 
Dhe, mos u shqetësoni as për buzëqeshjen time, sepse askush nuk mund ta largojë ate nga fytyra ime, përpos Të Madhërishmit, në dorën e të cilit është shpirti im.
Zoti ju bekoftë!", ka shkruar Gashi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat