Ivanov sot duhet ta caktojë mandatarin

Maqedonia

Ivanov sot duhet ta caktojë mandatarin

Më: 9 janar 2017 Në ora: 08:26
Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Sot kalon afati kur kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhet t’ia ndajë mandatin kandidatit të partisë për formimin e qeverisë, përkatësisht partive që kanë fituar më së shumti numër mandatesh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetori 2016.

Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrinë ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që mandati t’i dorëzohet një mandatari tjetër.

Përbërja e re e Parlamentit është e përbërë nga 51 deputet të OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja 49 mandate, BDI – 10, Lëvizja Besa – 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH – 2 deputetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat