OBRM-PDUKM për borxhin e ri: LSDM të përgjigjet për kriminalitetin

Maqedonia

OBRM-PDUKM për borxhin e ri: LSDM të përgjigjet për kriminalitetin

Më: 9 janar 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë më herët kërkoi nga Kiril Minoski nga OBRM-PDUKM që të tregojë se pse merret borxhi i ri prej 31 milionë euro ndërsa për të do të paguhet kamatë prej 15.8 milionë euro.

Nga ana tjetër OBRM-PDUKM janë kundërpërgjigjur për këtë, akuzë siç e quajnë nga partia e Gruevskit.

”Kryetari i falur i LSDM-së të tregojë se si është duke i ikur ligjit në mënyrë të paprecedentë. Ai mos të merret me punën e Ministrisë së Financave por të tregojë se si do të veprojë në rastin ”ryshfeti” ku duhet të jep përgjegjësi për popullin dhe për institucionet.” shkruajnë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat