Mungesa e rrymës në Maqedoni: Përplasje mes LSDM dhe ELEM

Maqedonia

Mungesa e rrymës në Maqedoni: Përplasje mes LSDM dhe ELEM

Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka kritikuar shtetin dhe koncesionerin për përçimin e rrymës në Maqedoni duke thënë se për tre ditë shteti importon rrymë me çmimin trefish më të lartë ndërsa nga ana tjetër ELEM përgënjeshtron duke thënë se situata është stabile dhe nuk ka vend për panikë.

”Shteti dhe ELEM që tre ditë importojnë rrymë me çmim trefish më të lartë dhe për këtë janë fajtorë të gjithë palët e përfshira. Qytetarët më në fund do të paguajnë këtë lëshim.” thonë nga LSDM.

”Qytetarët dhe harxhuesit e rrymës në Maqedoni edhe më do të vazhdojnë të paguajnë njejtë çmimin e rrymës dhe për këtë nuk duhet të ketë dyshime. Gjithashtu, shtëpitë dhe institucionet do të marrin sasinë e njejtë të rrymës dhe ne jemi të sigurtë për këtë që themi.” thonë nga ELEM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat