Fillojnë aktivitetet paralajmëruese të Karnevalit të Vevçanit

Maqedonia

Fillojnë aktivitetet paralajmëruese të Karnevalit të Vevçanit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 09:24
Ilustrim

Sot në Vevçan fillojnë aktivitetet përgaditore në kuadër të Karnevalit të Vevçanit 2017. Përgatitjet hapen me tribinën ku do të diskutohet për temën ”Perspektivat e turizmit rural në Republikën e Maqedonisë me theks të veçantë në komunën e Vevçanit”.

Në programin e karnevalit, nesër do të promovohet romani ”Para dyerve të larme”, me autor Koste Shutinoski, ndërkaq pasnesër do të hapet ekspozita me foto nga fotografi akademik Naçe Vasilev, që më pastaj të fillojë pjesa muzikore.

Përndryshe, Karnevali i Vevçanit do të fillojë më 13 janar, me një larmi ceremonishë të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat