Kjo është e vërteta për vdekjen e parë nga i ftohti në Maqedoni

Maqedonia

Kjo është e vërteta për vdekjen e parë nga i ftohti në Maqedoni

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:18
Ilustrim

Bashkia e Shkupit thotë se personi i pastrehë që vdiq të dielën si pasojë e ftohtit, ka refuzuar që të dërgohet në strehimoren e Kryqit të Kuq në Shkup.

Trupi i personit J.T, i gjetur i vdekur në komunën Aerodrom në Shkup, dje është mbajtur në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për të ju bërë analizat e detajuara për mënyrën dhe shkaqet e vdekjes. Është rezultuar se ai ka vdekur nga hipotermia(i ftohti).

”Aktivistët e Kryqit të Kuq në Shkup, që nga ulja enorme e temperaturave kanë lëvizur nëpër Shkup për të ndihmuar njerëzit e pastrehë dhe për t’i transferuar ata në qendrën ditore për përkujdesje ”Momin Potok”. Personi i njejtë ka refuzuar në disa raste që të transferohet në këtë qendër. Ne shprehim keqardhje për vdekjen e tij dhe ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të paraqesin raste të tilla. Pastaj, policia, Kryqi i Kuq dhe Ndihma e Shpejtë do të kujdeset për çdo rast në veçanti.” shkruajnë nga Bashkia e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat