Kocijançiq: BE pret qeveri të ‘zgjeruar’ dhe mbështetje të plotë për PSP-në

Maqedonia

Kocijançiq: BE pret qeveri të ‘zgjeruar’ dhe mbështetje të plotë për PSP-në

Më: 10 janar 2017 Në ora: 11:30
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian pret formimin e qeverisë ‘të bazuar zgjerimisht’ dhe kërkon mbështetje të PSP-së, tha në një deklaratë për mediat serbe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

‘Zyra e PSP-së është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Përzhinos dhe patjetër të sigurojnë kushte të nevojshme dhe kohë për PSP për ta plotësuar punën kryesore’, tha ndër të tjera Kocijançiq.

Reformat urgjente janë prodhim i Raportit të grupës eksperte në krye me Rainhard Pribe dhe të njëjtat janë të ndara në 6 kategori:

-Sundim në drejtësi dhe gjyqësi

-Depolitizim i administratës publike

-Reforma zgjedhore

-Zbatimi i rekomandimeve të komisionit anketues për incidentete në Kuvend nga 24 dhjetori

-Media dhe liri të të shprehurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat