Nga 5 mijë denarë për 29 të porsalindur në Komunën e Novacit

Maqedonia

Nga 5 mijë denarë për 29 të porsalindur në Komunën e Novacit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Komuna e Novacit ka paguar 145 mijë denarë për 29 të porsalindur të cilët kanë linudr vitin e kaluar, ose nga 5 mijë denarë ndihmë subvencioni për prindërit e tyre.

Sipas statistikës, numri i të porsalindurve në komunën e Novacit është identike me të ardhurat vjetore, veçanërisht në vitin 2015 janë lindur 33 foshnje, në 2014 dhe 2013 nga 30 të porsalindur.

‘Ky vendim human e Drejtorisë lokale praktikohet gati 9 vite. Komuna ka subvencionuar nga 5 mijë denarë për secilin të porsalindur me qëllim për ta ngritur vetëdijen e natalitetit në komunë…Vendimin të cilën e kemi sjellur në Këshillin komunal për stimulimin e rritjes së natalitetit ka hasur në reagime pozitive’, theksoi kryetari i komunës së Novacit, Llazar Kotevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat