Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm për analizën e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm për analizën e Marrëveshjes së Ohrit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:28
Festim Halili

Me aktualizimin e temës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Zv.Kryeministri Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm, të cilët rishikojnë dhe mbikqyrin të gjitha procedurat e prokurimit publik dhe do të kërkojnë informacione shtesë nga vetë kompania fituese, që ka marrë përsipër realizimin e analizës dhe konferencës që rrjedh nga kjo analizë.

Marrëveshja e Ohrit është dokument tejet i rëndësishëm për vendin tonë, dhe si të tillë, ne angazhohemi që analizat vjetore, raportimet dhe konferencat kushtuar këtij dokumenti të mbajnë korrektësinë dhe seriozitetin e duhur.

Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të mbetet i përkushtuar dhe i gatshëm të përcjellë çdo informacion që do të sillet nga institucioni ynë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat