Banka Botërore ndryshon parashikimin për Maqedoninë

Maqedonia

Banka Botërore ndryshon parashikimin për Maqedoninë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:48
Banka Botërore, foto ilustuese

Banka Botërore (BB) e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2016, për 1.7%, në vend të rritjes prej 3.7%, pra parashikimi i ri është se rritja ekonomike do të jetë 2%.

Për vitin 2017, parashihet që rritja ekonomike e Maqedonisë të jetë 3.3%, kurse për vitin 2018 të jetë 3.7%, si edhe 4% për vitin 2019. Ky është parashikimi më i ri, pas atij të qershorit që thoshte se rritja ekonomike do të jetë 4% për vitin 2017 dhe 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat