”Edukimi seksual të jetë i patjetërsueshëm në Maqedoni”

Maqedonia

”Edukimi seksual të jetë i patjetërsueshëm në Maqedoni”

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Organizatat jo-qeveritare për edukim seksual nëpër shkollat e mesme dhe fillore sot në një konferencë të përbashkët kanë kërkuar që edukimi seksual të jetë i patjetërsueshëm për fëmijët adoleshentë.

Këto kërkesa janë bërë nga organizata jo-qeveritare që duan ngrisin këtë temë në lartësi të institucioneve arsimore.

”Për zhvillim të çifteve të reja, prindërit duhet që të bisedojnë me djemtë dhe vajzat. Prindërit duhet të nxisin debat dhe t’i edukojnë fëmijët e tyre dhe të njejtët duhet të edukohen edhe nëpër shkolla.” u tha sot në këtë konferencë.

Në këtë drejtim, organizata thonë se ky edukim është shumë i shëndetshëm për gjeneratat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat