Xingo i nxjerr ‘dhëmbët’ kundër shqiptarëve

Maqedonia

Xingo i nxjerr ‘dhëmbët’ kundër shqiptarëve

Më: 11 janar 2017 Në ora: 17:43
Ljubisav Ivanov-Xingo

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e Ljubisav Ivanov-Xingo në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të Qeverisë së re. Duke aluduar në Platformën e partive shqiptare, PSM përkujton se partitë e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Parlament.

PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t’i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë. Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat