Todorov: Këtë vit do të dyfishohet numri i operacioneve në Klinikën e Syve

Maqedonia

Todorov: Këtë vit do të dyfishohet numri i operacioneve në Klinikën e Syve

Më: 11 janar 2017 Në ora: 18:07
Nikolla Todorov

Minstiri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, sot pas vizitës së tij në Klinikën e syve në Shkup, deklaroi se në këtë klinikë do të dyfishohet numri i operacioneve dhe do të zvogëlohet lista e pritjeve. Këtë sipas tij do ta mundësojë aparati i ri, të cilin Ministria e Shëndetësisë e dhuroi në Klinikën e Syve në Shkup.

“Dyfish do të rritet numri i operacioneve në kataraktë në Klinikën e syve në Shkup. Do të zvogëlohet lista e pritjeve, ndërsa pacientët do të marrin trajtim më efikas. Këtë do ta mundësojë aparati i ri bashkëkohorë, të cilin e dhuroi Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Todorov.

Sipas tij, Maqedonia tanimë është në mesin e disa vendeve në rajon, që e posedon këtë aparat të tillë bashkëkohorë, për të cilin janë harxhuar 5 milionë denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat