Ministri Kuçi: Zona ekonomike në Likovë do të sjellë punësime

Maqedonia

Ministri Kuçi: Zona ekonomike në Likovë do të sjellë punësime

Më: 11 janar 2017 Në ora: 21:42
Driton Kuci

Ministri i Ekonomisë Driton Kuci në debatin ekonomik në televizionin kombëtar Tv ART, paraqiti të arriturat e resorit që drejton gjatë viteve të kaluara, me ç’ rast tha se dekadën e fundit Maqedonia perëndimore ka pesuar një transformim total, me hapjen e tre zonave ekonomike në Tetovë, Kerçovë dhe Strugë.

Frytet e këtyre investimeve veç me shifrën me punësimet e mijëra të rinjve dhe të rejave, tha ministri Kuçi, ndërsa shtoi se me hapjen e zonës se lirë në Likovë, rrumbullasohet ky projekt për tërheqjen e investimeve direkte te huaja, ndërkohe fabrikat e reja në zonat ekzistuese vazhdojnë të ndërtohen.

Kuçi potencoi se nga gjithë këto investimeve, investime leverdi kanë edhe kompanitë lokale, ndërsa përfundimi i autostradës Kerçovë-Strugë do të rris volumin tregtar brenda dhe jashtë shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat