LSDM-ja: OBRM-PDUKM-ja do të jep llogari për marrëveshjet kriminale

Maqedonia

LSDM-ja: OBRM-PDUKM-ja do të jep llogari për marrëveshjet kriminale

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:14
LSDM dhe OBRM-PDUKM

Përplasjet e LSDM-së me OBRM-PDUKM-në vazhdojnë në nivele dhe drejtime të ndryshme. LSDM-ja akuzon OBRM-në se i kanë mashtruar qytetarët e Ohrit, duke mos i realizuar projektet e premtuara më 2013 dhe 2014.

Sipas tyre ”qeveria në ikje e premton ndërtimin e marinës për të katërtën herë – premtimi është i njëjtë, vetëm lokacioni ka ndryshuar. Edhe rruga Ohër – Peshtan premtohet tre vite me radhë, por ndërtimi i saj asesi të fillojë.”

LSDM-ja pyet OBRM-në se përse është bllokuar xhirollogaria e Spitalit të përgjithshëm të Ohrit, ku ka një vrimë financiare prej 2.5 milionë euro. Duke konsideruar se deputetët e OBRM-së do të jenë në opozitë, LSDM-ja thotë se shumë shpejtë këta deputetë do të duhet të japin llogari për premtimet e rrejshme dhe marrëveshjet kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat