Nedellkovës nuk i jepet e drejta për seancë publike!

Maqedonia

Nedellkovës nuk i jepet e drejta për seancë publike!

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:24
Lidija Nedellkova

Personi i parë i Këshillit Gjyqësor Karaxhovski nuk ishte i saktë as edhe kur do të realizohen zgjedhjet përfundimtare, por shpreson se kjo do të ndodhë deri në fund të muajit.

Dje Këshilli Gjyqësor nuk e lejoi ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedellkova, në seancë publike të shpjegojë kundërshtimet e saj të paraqitura në ankesë në lidhje me mënyrën e vlerësimit të rezultatit të kandidatëve të jashtëzakonshëm për kryetarë të gjykatave. Këshilli konsideri se kjo është në kundërshtim me rregullat dhe praktikën aktuale dhe kështu shkelet parimi i fshehtësisë së procedurës, e cila është e karakterit konfidencial.

Në një njoftim për shtyp, përsëri, Nedellkova ka theksuar se i është marrë e drejta që të jetë rishikuar ankesa e saj dhe të shpjegohet se pse në vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe se pse nuk i janë pranuar punimet shkencore të cilët i ka botuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat