Nuk ka kushte për dimër për personat me nevoja të veçanta!

Maqedonia

Nuk ka kushte për dimër për personat me nevoja të veçanta!

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Nga hyrja para ndërtesës deri te vetura, por me ndihmën e një personi tjetër. Ekziston një luftë e vazhdueshme me motin e ligë dhe rrugët janë të pakalueshme. Kjo është ana e errët e një rutine të përditshme e njerëzve me nevoja të veçanta në këtë kohë të vitit.

Elena Koçoska nga “Polio Plus”, shpjegon se deri më tani në mënyrë të përsëritur ka kërkuar një përgjigje nga agjencitë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave pse rrugët nuk janë pastruar nga bora dhe mbetjet e borës para hyrjes mbeten të ngrira, por përgjigjja që mori ishte se në këtë moment nuk ka njerëz në terren.

“Është shumë e vështirë, mendoni sesi do të dilni, duhet të keni një njeri që t’u marrë. Ju nuk mund të përballoni të dilni vetë. Problem i madh është në dimër, sidomos në njësitë e banimit dhe të rëndësishme për ta, nuk përmbushen kushtet për të cilët janë përgjegjëse”, thotë Elena Koçoska.

Mes temperaturave minus dhe borës kur qytetarët ankohen për thyerje të pjesëv e të trupit, këtyre personave u vjen edhe më vështirë dhe pasiguri për shkak të qasjes deri te objektet.

“Problemi është i madh pse njerëzit të cilët janë përgjegjës për këtë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ligji nuk mbahet vetëm në letër”, tha Koçoska. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat