OJQ Civil oranizon panel diskutim me temë ”Maqedonia pa kokë”

Maqedonia

OJQ Civil oranizon panel diskutim me temë ”Maqedonia pa kokë”

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:26
Civil

Civil – Qendra për liri do të organizojë nesër dy aktivitete të ndryshme. Në aktivitetin e parë do të njoftojë rreth udhëzimeve paszgjedhore, si edhe do të shpalosë detaje rreth raportit përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Civil do të njoftojë edhe për një film dokumentar, si edhe për ndarjen e çmimeve për gazetari qytetare.

Aktiviteti i dytë i kësaj OJQ-je ka të bëjë me organizimin e një panel diskutimi me temë ”Maqedonia pa kokë”, që do të fillojë në ora 13, ku do të flasin Sasho Ordanoski, Malina Ristevska – Jordanova dhe Ramadan Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat