Ohri rrezikon të mbetet jashtë listës së UNESCO-së

Maqedonia

Ohri rrezikon të mbetet jashtë listës së UNESCO-së

Më: 12 janar 2017 Në ora: 11:38
Ohri

UNESCO i ka dhënë afat Qeverisë së Maqedonisë që të dërgojë raport deri më 1 shkurt të këtij viti, për statusin e konzervimit dhe për hapat e ndërmarrë për zbatimin e udhëzimeve në rastin e verifikimit të rrezikut për të mirat natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

Nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e duhur, atëherë Ohri dhe liqeni i Ohrit do të vendosen në listën e trashëgimis botërore që është në rrezik, që është një hap drejt largimit të këtij rajoni nga lista e trashëgimisë botërore të UNESCO-së. Kjo do të ndikonte në dëmtimin turistik të Ohrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat