Nishani: Të kujdesemi për shqiptarët e Maqedonisë ishte detyrim i joni

Maqedonia

Nishani: Të kujdesemi për shqiptarët e Maqedonisë ishte detyrim i joni

Më: 12 janar 2017 Në ora: 13:45
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se ndikimi i Tiranës zyrtare në Maqedoni nëpërmjet partive shqiptare me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare është një proces i natyrshëm, duke e pasur parasysh edhe numrin e popullatës shqiptare shtetformuese në Maqedoni.

Akuzat nga qarqe të ndryshme se Shqipëria i fut duart në Maqedoni, Nishani i quan si të pabaza pasi Tirana zyrtare e ka për detyrë që të kujdeset për shqiptarët gjithandej.

”Ka qenë vetë faktori politik shqiptarë në Maqedoni për të na mbajtur të informuar rreth ngjarjeve politike në Maqedoni. Unë personalisht jam takuar dy herë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për të inicuar një nismë të këtillë.” ka thënë Bujar Nishani në mes tjerash në emisioni 200.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat