Absurdet paszgjedhore të Maqedonisë: Kryeministri teknik, Qeveria politike, Kuvendi pa kryetar...

Maqedonia

Absurdet paszgjedhore të Maqedonisë: Kryeministri teknik, Qeveria politike, Kuvendi pa kryetar...

Më: 12 janar 2017 Në ora: 13:49
Ilustrim

Pas rezultateve të ngushta në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, shteti u gjet në gjendje e cila është përplot kuriozitete, pyetje dhe dilema. Kryeministri tashmë një vit të plotë (nga 18 janari 2016) është “për organizimin e zgjedhjeve”, për qeverinë nuk dihet nëse është teknike, kalimtare apo diçka e tretë, Kuvendi është konstituuar, por nuk ka kryetar…

Maqedonia nga 30 dhjetori nominalisht ka parlament, por nuk ka kryetarë. Trajko Veljanovski thirri përbërjen e re, por deputetët nuk emëruan kryetarin e ri. A do të jetë Veljanovski ish kryetarë? Kush do të udhëheqë dhe thirrë parlamentin- deputeti më në moshë apo grupi i deputetëve?

Nominalisht, Maqedonia ka edhe kryeministër, Emil Dimitriev. Por, partia e tij insiston në atë se ai është vetëm “kryeministër teknik për organizimin e zgjedhjeve”, edhe pse zgjedhjet mbaruan më 11 dhjetor. Megjithatë, në faqen e internetit të Qeverisë, Dimitriev vlerësohet si “kryetar i Qeverisë”? Çfarë legjitimiteti ka? Deri kur do të jetë kryeministër me këtë titull, deri kur i skadon mandati? Kush duhet ta shkarkoj apo t’ia ndërroj funksionin? Kuvendi? Cili kuvend? Kush do ta thirr?

Kemi qeveri, por askush s’guxon t’i jep emër. A është qeveri politike? Nëse është qeveria e VMRO DPMNE dhe BDI, pse kemi atëherë kryeministër (Dimitriev) i cili ka funksionin “kryeministër teknik për organizimin e zgjedhjeve”? A “sundon” kjo qeveri ose ka mandat të kufizuar- si para zgjedhjeve? A i kryejnë ministrat me rregull dhe pa kufizime punët apo ka restrikcione duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është shteti në përgjithësi?

Emil Dimitriev u emëruar kryeministër më 18 janar 2016, sipas ndryshimet të Ligjit për qeveri, si pasojë e Marrëveshjes e Përzhinës si bazë për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për dalje nga kriza politike.

Qeveria, në ndryshimet e Ligjit më 9 nëntor 2015, u emëruar si qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa e udhëhequr nga kryeministri i ri i cili dominon partinë me numrin më të madh të deputetëve, percjell Meta.

“100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë ndërsa pas dorëheqjes paraprake të kryetarit të Qeverisë së RM-së (Nikolla Gruevski v.j), Kuvendi i RM-së do të emëron qeverinë e re kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të deputetëve, në krye me kryetarin e ri të Qeverisë (Emil Dimitriev v.j) i cili dominon partinë me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e RM-së”.

Në ndryshimet askund nuk përmendet se deri kur zgjat mandati i Dimitrievit si kryeministër i qeverisë kalimtare. Kjo kështu për shkak se kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë (neni 93), sipas të cilit, qeveria e cila nuk ka mandat për shkak të Kuvendit të shpërndarë, ngel në detyrë deri në përzgjedhjen e qeverisë së re.

“Qeverisë i ngel mandati kur Kuvendi do të shpërndahet. Qeveria e cila ka mosbesim, e cila ka dhënë dorëheqje apo të cilët mandati i ka skaduar për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, ngel në detyrë deri në përzgjedhjen e qeverisë së re”.

Ndryshe, me shpalljen e rezultateve finale të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, u skadon mandati ministrit të brendshëm dhe ministres së punës dhe politikës sociale nga radhët e LSDM-së (si dhe zv/ ministrave plotësues, të cilët ishin pjesë e qeverisë për organizimin e zgjedhjeve) ndërsa funksionet e tyre i morën zv/ ministrat në të dy dikasteret, kuadro të BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat