12 centimetra akull në liqenin e Dojranit, nuk konsiderohet i rrezikshëm për peshqit

Maqedonia

12 centimetra akull në liqenin e Dojranit, nuk konsiderohet i rrezikshëm për peshqit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 23:02
Liqeni i Dojranit

Akulli i trashë 12 centimetra në liqenin e Dojranit, nuk konsiderohet si i rrezikshëm për peshqit. Ilço Parçev thotë se ky akull nuk është i rrezikshëm për jetën e peshqive, për shkak se në disa vende ka vrima nëpër të cilat depërton oksigjeni.

Megjithatë kjo situatë nuk ju përshtatet shpendëve, të cilat në periudhën e dimrit mblidhen rreth liqenit dhe ushqehen me peshq. Parçev thotë se ushqimi për shpendët është zvogëluar, por sipas tij ata përsëri arrijnë të ushqehen.

Liqeni i Dojranit filloi të ngrijë prej në javën e kaluar, kur temperaturat zbritën deri në -12 gradë celcius. Deri në javën e kaluar vetëm një e treta e liqenit ishte me akull, por këto ditë pothuajse gjithë liqeni është me akull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat