Ky kryetar komune e quan gazetaren maqedone prostitutë

Maqedonia

Ky kryetar komune e quan gazetaren maqedone prostitutë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 00:24
Dragi Naxhinski Daniela Takeva

Tv Star për turpin e Naxhinskit i informoi të gjithë. Në letrën që e adresuam sot deri te të gjitha ambasadat e huaja, institucionet nëdërkombëtare dhe vendore dhe shoqatat e gazetarëve qëndron:

“Të nderuar,

Niveli i komuniakimit qytetarë dhe demokratik në vendin tonë shumë shpesh akoma është primitiv. Për fatë të keq, kjo ka të bëjë edhe me funksionarë të lartë lokal, si për shembull, kryetari i Berovës, Dragi Naxhinski, i cili gazetaren tonë Daniela Takeva këto ditë në FB e quajti “prostitutë lajmesh”.

Ne jemi të zhgënjyer dhe, gjithsesi, thellë të ofenduar nga kjo sjellje dhe për këto shkaqe Ju njoftojmë dhe Juve të notoni edhe një rast të privitimizmit në shtetin tonë dhe shoqërisë tanimë 25 vite që forca progresive bëjnë luftë për nivel dhe standart më ndryshe”, thuhet mes tjerash ne reagimin e Tv Star.

Nga ky medium njoftojnë se letër të veçantë kanë dërguar edhe deri te shefi partiak i kryetarit të Berovës – Nikolla Gruevski:

“I nderuar kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski,

Ju  dhe partia Juaj nga para tre ditësh duroni edhe një turp të madh. Gjegjësisht, shuplakë të rëndë autoritetit tuaj i dha kryetari i Berovës, Dragi Naxhinski, që kur pëmes FB primitivisht korrespondenten tonë nga Berova, Daniela Takeva, e quajti “prostitutë lajmesh”.

Pasi ai për veten e tij tha gjithçka dhe bëri mjaftueshëm për kuturën e tij intelektuale dhe edukuese, ne ju njoftojmë dhe shpresojmë se këtë do ta keni para syshë në kotekst të ndryshimeve kadrovike të paralajmëruara në VMRO-DPMNE. Kush e di, ndoshta një nga shkaqet për humbjen në zgjedhjet e fundit në Berovë është edhe pikërisht kryetari Naxhinski”.

Televizioni Star edhe më tej mbetet fuqishëm në qëndrimin që të reagojë për çfado tentimi për ofendim dhe diskreditim të çdo të punësuari tonin, pavarësisht se prej ku vijnë tentimet, thuhet më tej në letrën e Tv Star.

Ata njoftojnë se si television i kanë ndërpre të gjitha relacionet me institucionin kryetarë komune në Berovë, derisa në këtë post do të jetë Naxhinski, kurse të gjitha punë tjera do ti zgjidhim në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat