Ibrahimi: Ali Ahmeti më nuk i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë

Maqedonia

Ibrahimi: Ali Ahmeti më nuk i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 00:33
Zeqirija Ibrahimi

Lëvizja BESA edhe gjatë fushatës zgjedhore është zotuar për të gjitha ato kërkesa të cilat janë përbledhur në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, dhe për këtë arsye nuk kishte ndonjë nevojë të patjetërsueshmë që partitë të ulen dhe të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët. Kështu deklaroi nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA.

“Për faktin e thejshtë që Ali Ahmeti më s’përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë qoftë për nga numrat e votave që i ka marrë ajo parti politike, qoftë për faktin e thjeshtë që ai e ka humbur edhe kredibilitetin moral që të jetë iniciator i një takimi të partive politike shqiptare, ne e refuzuam ftesën e tij dhe i thamë që do të mbështesim çdo nismë shqiptare e cila vjen në Kuvendin e Maqedonisë, por s’ka nevojë fare të shihemi dhe të flasim ne me të”, deklaroi Ibrahimi.

Sipas tij, Ahmeti dështoi që t’i mbledhë bashk partitë shqiptare të Maqedonisë pikërisht për shkaqet e lartpërmendura, dhe kështu takimi u inicua nga Tirana zyrtare, takim të cilin Lëvizja BESA nuk e refuzoi.

“Megjithëse ne si ‘Rilindje me BESË’ kishim plot vërejtje përmbajtësore rreth asaj deklarate, pranuam që të jemi bashkpjesmarrës në hartimin dhe publikimin e saj për të dëshmuar se jemi në mbrojtje të interesave shqiptare në Maqedoni”, tha më tej Ibrahimi.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje apo platformë, por është një deklaratë ku partitë shqiptare zotohen për një spektër të çështjeve që kanë të bëjnë me interesin shqiptar në Maqedoni.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat