Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Për 5% është rritur numri i turistëve në Maqedoni, tregojn?7 të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Në periudhën janar-nëntor 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të 2015, te turistët e brendshëm numri është rritur për 5.3%, kurse të të huajt për 4.8%.

Numri i turistëve në nëntor 2016 ishte 44.162, kurse që kanë qëndruar 97.980 në krahasim me të njëjtin muaj në 2015 është rritur për 5.7 dhe 3.4%.

Numri i turistëve të brendshëm në nëntor 2016 në krahasim me nëntorin e 2015 është rritur për 5.3%, kurse të huajve për 5.9%, përderisa numri i atyre që kanë qëndruar të turistëve vendorë (brendshëm) në nëntor 2016 në krahasim me 2015 është rritur për 7%, kurse të huajve për 0.1%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat