Zeqirja Ibrahimi ‘përgënjeshtron’ presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Maqedonia

Zeqirja Ibrahimi ‘përgënjeshtron’ presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:36
Zeqirija Ibrahimi

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin ‘Arena’ në Tv Shenja, deklaroi që për faktin e thejshtë që Ali Ahmeti më s’përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë qoftë për nga numrat e votave që i ka marrë ajo parti politike, qoftë për faktin e thjeshtë që ai e ka humbur edhe kredibilitetin moral që të jetë iniciator i një takimi të partive politike shqiptare, Besa refuzoi ftesën e tij dhe i tha që do të mbështesim çdo nismë shqiptare e cila vjen në Kuvendin e Maqedonisë, por s’ka nevojë fare të shihemi dhe të flasim ne me të.

Sipas Ibrahimit, Ahmeti dështoi që t’i mbledhë bashk partitë shqiptare për shkaqet e lartpërmendura, dhe kështu takimi u inicua nga Tirana zyrtare, takim të cilin Lëvizja BESA nuk e refuzoi.

Por deklarata e Ibrahimit bie në kundërshtim me deklaratën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili në intervistën për Alsat-M, pohoi që: Iniciativa e përbashkët e platformës së partive shqiptare në Maqedoni ka qenë pikërisht e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas tij, kjo iniciativë e platformës është në të mirë të shqiptarëve dhe se partia më e madhe shqiptare në vend ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e saj dhe marjen e vëmnendjes edhe të faktorit politik në Tiranë e Prishtinë dhe ka qenë pikërisht për unifikim të faktorit politik këtu e bërë nga Ali Ahmeti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat