Maqedoni, ditarët elektronik, vetëm për të shmangur dënimet

Maqedonia

Maqedoni, ditarët elektronik, vetëm për të shmangur dënimet

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:38
Ilustrim

Nuk janë aspak të rralla rastet kur shumë reforma në arsim figurojnë si të tilla vetëm në dokumente, sepse në praktikë nuk kanë arritur të ndryshojë asgjë thelbësore.

I tillë është edhe rasti me ditarët elektronik, të njohur si e-ditarët, të cilët synim parësor kanë përmirësimin e komunikimit të shkollës me prindërit në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit.

Në një pjesën të madhe të shkollave mungojnë pajisjet, në tjetër mungon interneti apo kapaciteti i rrymës, ndërsa ka shumë arsimtar që nuk dinë të punojnë me ato pajisje. Të gjitha këto arsye, kanë bërë që modernizimi i arsimit në Maqedoni, respektivisht mësimi me kompjuter dhe mjete elektronike të jetë realisht vetëm synim.

Nga ana tjetër, Ligji i detyron shkollat të përdorin e-ditarët e, meqë kontrollet e shkollave bëhen zakonisht në fillim të vitit shkollor, atëherë edhe mësimdhënësit janë të detyruar të “shtrëngojnë dhëmbët” dhe të behën “super heronj”. Por, kjo vetëm derisa janë në mbikëqyrje të inspektorëve. Pas përfundimit të vizitave, e-ditarë përdoren sipas rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat