Kjo është kundërpërgjigjja e BDI-së ndaj OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kjo është kundërpërgjigjja e BDI-së ndaj OBRM-PDUKM-së

Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:09
Bashkimi Demokratik për Integrim

Bashkimi Demokratik për Integrim i është kundërpërgjjigur OBRM-PDUKM-së të Nikolla Gruevskit të cilët më herët thanë ”As në mendje nuk e kemi të bisedojmë për gjuhën shqipe dhe për PSP-në.” Në një komunikatë për media, në Maqedoni nga BDI thonë se gjuha shqipe është pjesë e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

”Përdorimi i gjuhës shqipe në perputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, të barabartë me gjuhën maqedonase, e bënë shoqerinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme duke përmbyllur në këtë menyrë obligimet normative nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit.”

”Sundimi i së drejtës në vend ështe obligim i të gjitha partive politike dhe paraqet parakusht për vijim të rrugës EuroAtlantike.”

”Reformimi i sistemit gjyqësor, transparenca dhe rishqyrtimi i proceseve të kontestuara gjyqësore janë detyrim i domosdoshëm për ta rikthyer besimin e qytetarëve në sistem.”

”Që nga fillimi i krizës politike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim ka insistuar në përmbyllje transparente të procesit nëpermjet të zbardhjes së tërësishme të skandalit të përgjimeve dhe bartjes së përgjegjesisë".

”BDI mbetet e përkushtuar për një shoqëri kohezive, të barabartë dhe të integruar në komunitetin euroatlantik dhe fton palët që m? përgjegjësi historike ti qasen proceseve m? të cilat po ballafaqohet vendi dhe rajoni duke vlerësuar në mënyrë racionale dhe jo të nxitur nga emocionet.” thuhet në kundër përgjigjen e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat