Lutfiu: Vonesa e bursave për shkak të zgjedhjeve

Maqedonia

Lutfiu: Vonesa e bursave për shkak të zgjedhjeve

Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:32
Pishtar Lutfiu

Rezultatet e bursave ende nuk janë publikuar edhe pse ishte paraparë të publikohen më 10 janar. Nga Ministria e Arsimit shpjegojnë se rezultatet u vonuan si pasojë e vendimit të Komisionit për parandalimin e korrupsionit, për shkak të periudhës zgjedhore. Ministri Pishtar Lutfiu thotë se rezultatet do të publikohen javën që vjen.

Pas mbarimit të zgjedhjeve përsëri kërkuam mendim nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit i cili ka ardhur pozitiv dhe mendoj se deri ditën e hënë do të publikohen edhe lista e bursave–deklaroi Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit.

Nga Ministria e Arsimit informuan se në mospublikimin e listave nuk ka prapavijë tjetër ashtu siç raportuan media të caktuara ditë më parë. Konkursi i fundit parashikon 400 bursa për studentë që vijnë nga shkolla publike dhe private. Alsat ka siguruar listën e kandidatëve që kanë fituar bursën. Numri i kandidatëve ishte 714, ndërsa mbi 170 nuk kanë plotësuar kushtet për bursë.  Ndërkohë, MASH ka hapur edhe konkursin për bursa për studentët të cilët do të studiojnë jashtë vendit në 100 universitetet më të mira në botë në tre cikle studimore. Konkursi do të jetë i hapur deri më 1 shtator 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat