LSDM do të formojë Qeverinë e re?!

Maqedonia

LSDM do të formojë Qeverinë e re?!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:28
Zaev Ahmeti

Koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së është opsioni i vetëm i mundshëm për formimin e qeverisë së re, konsideron analisti Sasho Ordanovski. Sipas tij, kombinatorikat e tjera të koalicionit për BDI-në janë të parealizueshme, meqë në të ardhmen partia do të mund të përballej me një situatë në të cilën nuk do të mund të sigurojë asnjë mandat deputeti.

“Unë nuk kam asnjë dilemë se ne jemi duke u përgatitur për një qeveri mes BDI-së dhe LSDM-së, kjo nuk do të formohet së shpejti, do të marrë edhe një javë. Bëhet fjalë për një teatër që doemos duhet të kalohet. Ky teatër para se gjithash vjen nga rezultati i keq zgjedhor i BDI-së, por edhe për shkak të asaj se BDI-ja as që ka ndonjë mundësi tjetër përveç asaj që të bëj koalicion me LSDM-në”,  tha analisti Sasho Ordanovski.

Një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se gjatë zgjedhjes së partnerit të koalicionit, BDI-ja do të ketë shansin të tregojë nëse me të vërtetë angazhohet për afrimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s.

“E pamë shumë qartë se nga VMRO-DPMNE-ja u shprehën kundër vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale, reformat prioritare as që i përmendin, përmenden vetëm deklarativisht. Nga ana tjetër, BDI-ja e cila gjithmonë e thotë në mënyrë deklarative si bazë të saj integrimin evropian, një kohë të gjatë vazhdimisht bie në këtë test dhe koalicioni i tyre praktikisht do t’i deligjitimoj ata si subjekt që është proevropian – tha Malinka Ristova Jordanovska”,  drejtore e EPI-së.

Në panel-diskutimin e sotëm të organizatës joqeveritare CIVIL, pjesëmarrësit bënë të ditur se vazhdimi i procesit për formimin e qeverisë, do t’u shkaktojë dëm pikërisht atyre që tentojnë të blejnë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat