FAZ: Kërkesat e shqiptarëve janë të kalibrit të madh

Maqedonia

FAZ: Kërkesat e shqiptarëve janë të kalibrit të madh

Më: 13 janar 2017 Në ora: 18:27
Ilustrim

Gazeta gjermane ”Frankfurter Algemeine Zeitung” (FAZ) i ka kushtuar një analizë situatës politike në Maqedoni, ku vend të posaçëm zënë shqiptarët.

Sipas kësaj gazete, lufta për pushtet është emocionuese, duke përmendur numrin e deputetëve që ka OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja, por edhe arritjen e një platforme të shqiptarëve përmes kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

FAZ-i vlerëson lartë qëndrimet e tre nga katër partitë shqiptare që kanë fituar vende në përbërjen e re të kuvendit, duke konsideruar se kërkesat janë të një kalibri të madh.

Më tej, FAZ-i thotë se Gruevskit i duhet vetëm një partner shqiptar për të mbatur pushtetin dhe për t’u ikur hetimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, për korrupsion, në të kundërtën FAZ-i thotë se mandatin do të duhet që ta merr Zoran Zaevi.

Gazeta gjermane i kushton vëmendje edhe votave të shqiptarëve që i janë dhënë LSDM-së, ndërkaq analiza përmbyllet me çështen se Zaevi pret mundësinë për ta ndjekur Gruevskin, por për këtë FAZ-i pyet ”A do ta ndihmojnë shqiptarët në këtë?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat