Sot do të përfundojë karnevali i Vevçanit

Maqedonia

Sot do të përfundojë karnevali i Vevçanit

Më: 14 janar 2017 Në ora: 10:10
Karnevali i Vevçanit

Me djegie tradicionale të maskave të dy shoqatave “Gorna dhe Dollna maalla” në qendër të Vevçanit, sot pasdite do të përfundojë karnevali vjetorë i Vevçanit.

Të maskuarit sot sipas traditës dhe të inspiruar nga ngjarjet aktuale do t’i vizitojnë familjet e Vevçanit në të cilat ka emër Vasil dhe Vasilij.

Karnevali i Vevçanit, me traditë 15 shekullore simbolizon dy botë paralele, njëra i takon paganizmit kurse tjetra krishterizmit. Gjatë këtij karnevali është shënuar edhe festa krishtere “Shën Vasilij” ose ardhja e Vitit të Ri, sipas kalendarit Julian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat