Gjorge Ivanov do të vizitojë Egjiptin

Maqedonia

Gjorge Ivanov do të vizitojë Egjiptin

Më: 14 janar 2017 Në ora: 10:11
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov, prej sot deri të hënën do të vizitojë Egjiptin, ku do të marrë pjesë në Forumin në nivel të lartë nën organizimin e Bibliotekës së Aleksandrit dhe Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, e cila mbahet në Kairo.

Siç njofotojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në forum me temë “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”.

Mes tjerash në forum do të bisedohet edhe për “Terrorizmi dhe Kushtetuta”, “Shumicat muslimane dhe shtetet”, “Dialogu ndërfetarë – rasti i Egjiptit” dhe tema tjera.

Gjatë kohës së qëndrimit në Egjipt, Ivanov pritet të realizojë takim edhe me presidentin e Egjiptit, AbdulFetah AlSisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat