OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk po merr masa për ndotjen e ajrit në Kumanovë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk po merr masa për ndotjen e ajrit në Kumanovë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 11:58
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në se nuk asnjë plan dhe nuk merr masa për gjendjen e ajrit të ndotur në Kumanovë, ku sipas OBRM-PDUKM-së mbrëmë Kumanova ka qenë më e ndotura në Evropë.

“Ndotja është 10 herë më shumë se e lejuara dhe situata është serioze. Falë LSDM-së, e cila më shumë se 27 vite ka udhëhequr me Kumanovën, qyteti çdo ditë po vdes nga katastrofa ekologjike. Si pasojë e ndotjes rekorde, me vite në Kumanovë është në rritje numri i personave me sëmundje maline, ndërsa në rritje janë edhe sëmundjet tjera për shkak të pakujdesisë së qeverisë lokale”, reagojnë nga OBRM-PDUKM-ja. Sipas tyre nuk është realizuar asgjë nga gazifikimi i paralajmëruar i qytetit nga ana e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat