TMRO: Kush do të kërkojë falje për gjenocidin e shqiptarëve ndaj maqedonasve?

Maqedonia

TMRO: Kush do të kërkojë falje për gjenocidin e shqiptarëve ndaj maqedonasve?

Më: 14 janar 2017 Në ora: 13:06
TMRO

Partia maqedonase TMRO kanë reaguar ndaj platformës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni. Ata në një pikë të kësaj platforme ku thuhet, të kërkohet falje nga maqedonasit për shqiptarët, kanë reaguar më ashpër duke bërë pyetje se kush do të kërkojë falje nga shqiptarët për gjenocidin ndaj maqedonasve, i cili sipas tyre ka filluar prej Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878.

“Dy shekuj me rradhë kaçakët kanë kryer gjenocid dhe spastrim etnik mbi maqedonasit në Maqedoninë veriperëndimore. Qindra fshatra janë dëbuar me dhunë nga ballistët Xhemo dhe Mefaili në periudhën 1941-45. Në vitin 2001 UÇK-ja ka rrënuar shtëpitë e maqedonasve në Haraçinë dhe fshatrat e Tetovës, kanë kryer dhunë mbi civilët, të cilët nëse kujtoheni në vitin 2011 u amnestuan. Edhe përkundër kësaj ata kërkojnë që tu kërkohet falje për gjenocidin dhe sundim të së drejtës”, thuhet në reagimin e TMRO, partia e cila është në koalicion me OBRM-PDUKM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat