PSP: Nga Arkivi shtetëror janë marrë dokumentacione, nuk ka pasur bastisje e as arrestime

Maqedonia

PSP: Nga Arkivi shtetëror janë marrë dokumentacione, nuk ka pasur bastisje e as arrestime

Më: 14 janar 2017 Në ora: 13:48
Prokuroria Speciale Publike

Prokuroria Speciale Publike në fund të dhjetorit kishte hyrë në arkivin shtetërorë për të marrë dokumentacionet e nevojshme lidhur me hetimet që po bëhen mbi një lëndë të re.

“Bëhet fjalë për lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe nuk mund të japim më shumë informacione sa i përket marrjes së dokumentacionit. Mund të themi se janë dokumente të marra në bazë të procedurës ligjore dhe nuk ka pasur as sulm e as arrestime”, deklaruan nga PSP për Plusinfo.

Lexo po ashtu:
[Petrovski: PSP-ja mori nga Arkiva Shtetërore dokumente që lidhen me ”Shkupi 2014”] Petrovski: PSP-ja mori nga Arkiva Shtetërore dokumente që lidhen me ”Shkupi 2014”

Ndërkohë që sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për dokumente të lidhura me projektin Shkupi 2014 për të cilin janë shpenzuar deri më tash 670 milion euro ndërsa janë ndërtuar 136 objekte, ndërtesa, garazha, ura, përmendore etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat