Me pasaportën e Maqedonisë pa vizë mund të udhëtohet në 111 vende

Maqedonia

Me pasaportën e Maqedonisë pa vizë mund të udhëtohet në 111 vende

Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:03
Ilustrim

Në renditjen tradicionale të firmës amerikane “Henley & Partners” për kufizimet e vizave të çdo vendi, pasaporta maqedonase është në vendin e 45 nga gjithsej 199 shtete të rradhitura. Në vendet e para në këtë lisët janë Gjermania (177 vende pa vizë), Suedia (176), Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe (175).

Për vitin 2015 në vendet e para ishin Gjermania, Britania e Madhe, Finlanda, Suedia dhe SHBA-të. Këtë vit në maje të listës janë edhe pasaportat e Belgjikës, Danimarkës, Holandës, SHBA, Austrisë, Japonisë, Kandasë etj.

Me pasaportën e Maqedonisë pa vizë mund të udhëtohet në 111 vende, për dallim nga viti 2015 që ishte në 107 vende. Nga vendet fqinje para Maqedonisë, që mund të udhëtojnë pa viza janë Greqia (171 vende), Sllovenia (164), Bullgaria (153), Kroacia (149), Serbia (115), ndërsa pas Maqedonisë janë shtetet si Mali i Zi, Turqia, Rusia dhe Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat